Një kryq i madh nga Rusia, i përcjellë dhe i bartur nga fetarë rusë, këto ditë po endet nëpër Kosovë, transmeton Koha.net.
Kryqi, siç raporton radiokim, është i vjetër 600 vjet dhe ai gjoja ka rënë nga qielli ndërsa gjatë kohës së socializmit ishte fshehur në Rusi.
Qëllimi i sjelljes së këtij kryqi në Kosovë është “solidarizimi rus me serbët e Kosovës”.
Deri më tash kryqi, nga fetarë rusë, të ndihmuar edhe nga ata e serbë, është dërguar në Manastirin e Deçanit, Patrikanën e Pejës dhe Bogosllovinë e Prizrenit. Bartësit e tij e kanë ndërmend që kryqin ta dërgojnë “nëpër të gjitha vendet e shenjta serbe në Kosovë”.
Pas këtij rituali fetaro – politik, kryqi, siç shkruan radiokim, do të vendoste në Prizren.
Kryqin “dhuratë” e ka sjellë “ipeshkvi i madh rus” Varsanuf ndërsa për këtë dhuratë ka falënderuar i pari i Kishës ortodokse në Kosovë vladika Teodosie.
Edhe
Zakharova: Rusia s’e ndihmon Serbinë rreth Kosovës pse ka interes, por pse ajo e lut
„Faleminderit për këtë bekim të madh. S’ka mënyrë më të mirë për ta ndihmuar Kosovën dhe as dhuratë më të madhe se ky kryq për Kosovën e kryqëzuar. Faleminderit për gjitha lutjet e për shpëtimin e popullit serb”, ka thënë ai.
Pas qëndrimit në Kosovë fetarët nga Rusia do të shkojnë në Mal të Zi.