Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fetahu: Pikat e planit evropian janë të panegociueshme

Hulumtuesi në Grupin për Studime Juridike dhe Politikë, Arbër Fetahu, ka thënë se beson që takimet e së hënës në Bruksel, do ta definojnë nëse palët do të pranojnë fillimisht marrëveshjen dhe pastaj të dakodrohen për planin e veprimit për zbatim të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Të hënën në një intervistë për emisionin “60 Minuta” të KTV-së, Fetahu ka theksuar se bazuar në deklarimet që janë dhënë në publik ka shenja që ky plan të pranohet në parim dhe të ketë dakodrim të të gjitha palëve për të ecur tutje me këtë plan.

Por ai ka thënë se 10 pikat e planit evropian janë të panegociueshme.“Një lloj shkopi do të jetë mbi kokën e dy liderëve nëse ata nuk e pranojnë këtë plan apo këtë marrëveshje”, është shprehur Fetahu.

Megjithëkëtë sipas tij janë disa aspekte të cilat palët do të mund t’i negocionin gjatë implementimit të marrëveshjes.

“Ajo që e dimë ne në publik është që plani është i panegociueshëm gjë që e bën pak problematike, sepse kur nuk ka mundësi që të negociohet, atëherë pak a shumë parimet janë aty, por besoj që ajo çfarë mund të negociohet janë aspekte të veçanta, ose të paktën të ketë një lloj imputi ekstra gjatë implementimit nga të gjitha palët, në aspekte të veçanta, siç mund të jetë implementimi i marrëveshjes për Asociacionin ... në këtë pikë Kosova e ka një lloj autoriteti mbi të cilin mund të ofrojë opsionet në praktikë pasi të nënshkruhet marrëveshja bazë”, ka theksuar Fetahu.