Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka deklaruar se Bashkimi Evropian ende s’e ka shprehur qëndrimin për Serbinë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka deklaruar të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se nëpërmjet vonesave në bashkëpunim për hetimin e rastit, po përpiqet të neutralizojë sulmin, e me ç’rast, sipas tij, edhe BE-ja s’po është e qartë në qëndrime.
“Është e vështirë të bisedosh me një palë që elementë të shtetit të saj sulmojnë shtetin e Kosovës. Kemi një reagim më të ashpër nga Gjermania...Vendimmarrja pa dykuptimësi ende po vazhdon, po mungon qëndrimi i BE-së pas 24 shtatorit për Serbinë. Duke blerë kohë e duke mos pasur rezultate as nga hetimi ndërkombëtar, në media ndërkombëtare, thuhet se ka aspekte të hetimit që shteti serb s’i dërgon ose pa vonesa”, ka thënë se Fetahu.
Sipas Fetahut, sulmet në Banjskë kanë ndikuar që procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë të përmbyset.
Ai ka shtuar se kthimi në dialog pa qartësi është i pamundur.
Edhe
BE: Nga Kosova ende nuk kemi marrë raportin e hetimeve për sulmin në Banjskë
‘Qëndrimi i palës kosovare është se duhet të ketë kushtëzim pasi s’mund të eliminohet përgjegjësia penale dhe politike e Serbisë. Po ndodh shpesh që shtetet anëtare të BE-së të kenë qëndrime të ndryshme në një sërë çështjesh”, ka potencuar ai.
Fetahu nga GLPS-ja ka potencuar se sanksionimi i Serbisë do të duhej të mendohej.
-
BE-ja për Banjskën: Nga Kosova nuk kemi marrë raportin e hetimeve për sulmin
-
BE-ja përsërit keqardhjen për mosveprimin e Serbisë ndaj përgjegjësve për Banjskën
-
BE-ja shpreh keqardhje që Serbia s’i ka marrë veprimet e nevojshme në sulmin në Banjskë
-
BE-ja shpreh keqardhje për mungesën e veprimeve të Serbisë për sulmin në Banjskë