Arbër Fetahu nga GLPS-ja, ka thënë se takimi mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të martën në Uashington, ka qenë një nga takimet më të rëndësishme.
Fetahu tha të mërkurën në Interaktiv të KTV-së, se takimi me Blinkenin rikonfirmoi partneritetin Kosovë-SHBA dhe sigurinë politike.
“Takim që rikonfirmon një partneritet shumë të nevojshëm me SHBA-në edhe për sigurinë politike të Evropës, rajonit dhe gjendjen ku gjendet Kosova. U pa që një lloj vlerësimi u dha për qeverinë e Kosovës, si gatishmëria për strehimin e afganëve, pozicioni karshi Rusisë dhe dialogu Kosovë-Serbi ku SHBA-ja është mbështetëse e rrugëtimit”, tha ai.
Fetahu foli edhe për diskutimet nëse Qeveria e Kosovës ka ose jo qasje anti-amerikane. Ai theksoi se asnjë qeveri nuk guxon të jetë anti-amerikane, por se deklarata të tilla mund të përdoren për luftë të brendshme politike.
“Si dialogu por edhe qasja pro-perëndimore apo anti-amerikane shpesh e përdoren luftën e brendshme politike për ta damkosur njërin apo tjetrin. Ato deklarime dhe ai debat ka nxitur edhe dyshime, por një vizitë e tillë e krijon një siguri, apo publikun mund ta relaksojë se qeveria e Kosovës ka partneritet me SHBA-në. Nuk besoj që një parti politike, mund të ketë guxim të jetë anti-amerikane apo të marrë qëndrime anti-amerikane”.
Fetahu shprehu se gjatë takimi ka gjasë të jetë diskutuar edhe asociacioni.
Edhe
Opozita reagon për takimin e krerëve të Kosovës me Blinkenin, përshëndet përkrahjen e SHBA-së
“Deklarimi se kemi diskutuar për secilën marrëveshje veç e veç, konsideroj se një temë e tillë (asociacioni) edhe është ngritur mes Blinken, Osmanit dhe Kurtit. Është një nga marrëveshjet që nuk është se i pëlqen Qeverisë së Kosovës. Mbetet pak enigmë çfarë ka qenë diskutimi mbi këtë çështje. Nëse ka pasur diskutim, është mirë të dihet se a ka propozim apo progres apo stagnim në këtë marrëveshje”.
Fetahu nuk pret që pala amerikane të përfshihet në dialog sikur bëri gjatë administratës Trump.
-
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau
-
SHBA-ja kërkoi ndërrim kursi, Kosova ende pa sinjale për ndryshim
-
Kosova mes takimeve bilaterale në New York, realitetit të masave të BE-së e pezullimit të dialogut nga SHBA-ja
-
Kurti thotë se Kosova ka gatishmëri për bashkëpunim më të afërt me SHBA-në