Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka treguar për portalin Koha.net se numërimi i votave me kusht ende nuk ka nisur.
Ai ka thënë se ky proces është shtyrë për ditën e hënë në mëngjes. Shkak për këtë është bërë festa e Fitër Bajramit.
Megjithatë, Ahmetaj bëri të ditur se tashmë ka përfunduar numërimi i votave me postë, të cilat kanë arritur rreth 5 mijë sosh.
Lexo edhe: Na lejoni t’ju befasojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare, thotë Daka
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, mbrëmë në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se numërimi i votave me kusht do të fillonte të shtunën, teksa ka treguar se bëhet fjalë për rreth 25 mijë zarfe. Përkundër kësaj, Ahmetaj njoftoi sot që numërimi i tyre është shtyrë.
“Numërimi i votave me kusht është shtyrë për shkak të Festës së Bajramit. Numërimi i tyre do të bëhet të hënën në mëngjes”, ka thënë Ahmetaj për Koha.net.
-
Edhe tetë kuti të panumëruara, KQZ-ja paralajmëron përmbylljen e procesit sot
-
Të martën pritet të përmbyllet numërimi i votave të kandidatëve
-
Sot pritet të përfundojë numrimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta
-
KQZ: Rezultatet përfundimtare mund të shpallen shumë më herët se më 19 janar
-
KQZ: Numërimi i votave me kusht drejt fundit