Nexhat Morina ka më shumë se 20 vjet që merret me kultivimin e trangujve.
Por, shkaku i çmimit të ulët, ai këtë vit ka mbjell më pak, raporton KTV.
Gjithashtu, sipas tij, edhe importi i këtij produkti ka ndikuar që vitin e kaluar më shumë se gjysmën e kulturave, t’i hedhë në mbeturina.
Morina thotë se fermerët kosovarë i mbulojnë nevojat e tregut vendor.
Rreth 80 për qind e banorëve të komunës së Mamushës merren me kultivimin e trangullit, domates dhe patates.
Ata thonë se Kosova nuk ka nevojë për import të këtyre kulturave bujqësore nga fillimi i muajit maj deri në tetor.
Në Ministrinë e Bujqësisë thonë se Kosova ka nevojë për import në sasi të caktuar për t’i përmbushur nevojat e tregut.
Por, te kultura e patates, nevoja e importit është në sasi më të vogël krahasuar me kulturat tjera si trangulli dhe domatja.
Ndërsa, për këtë vit, janë importuar mbi 5 milionë kilogramëve tranguj, patate e domate, e vlera e tyre arrin rreth 2 milionë euro.
Ndërsa, vlera e eksportit të po këtyre produkteve sillet rreth 900 mijë euro.