Një lloj të veçantë të trangullit po e kultivon Nait Ukaj në fshatin Piranë të Prizrenit.
Ai i ka të mbjella 6 ari me gjithsej 3000 fije nga ku nxjerrë 300 kilogramë vjelje çdo të dytën ditë.
Ukaj preferon që në tokat e tij të kultivojë edhe kultura të tjera bujqësore përveç trangullit.
Të gjithë këta tranguj dërgohen rreth 7 kilometra larg Piranës, në Xërxë, ku ndodhet qendra grumbulluese. Nga këtu, çdo javë nisen tri maune për treg në vendet e Bashkimit Evropian.
Sasi relativisht të mëdha vijnë këtu në baza ditore.
Hoxha për emisionin “Sot” tregoi se këtu vijnë tranguj nga regjione të ndryshme të Kosovës. Derisa i inkurajon fermerët e rajonit të Prizrenit që të merren më shumë trangullin që eksportohet.
70 për qind e mjedrës së Kosovës përfundon në tregun evropian
Ai thotë se u ofron përkrahje fermerëve për këshilla.
Ndërkohë, sipas tij, çmimet variojnë varësisht nga kategoritë - nga 20 deri në 95 centë për kilogram.