Komuna e Rahovecit pritet t’i furnizojë bujqit me fidanë dhe inpute tjera për kulturën e trangullit “Kornishan” gjatë këtij viti.
Siç është bërë e ditur në njoftimin e kësaj komune, kjo do të bëhet në bashkëpunim me Qendrën Grumbulluese “Agro Celina”.
Sipas njoftimit të komunës, është nënshkruar marrëveshje përmes së cilës do të mbulohen shpenzimet e fermerëve që produktin do ta dorëzojnë në këtë Qendër Grumbulluese.
“Përmes kësaj marrëveshje do të mbulohen fidanët cilësorë të trangullit, plehërimi dhe riplehrimi (kristalorët), pesticidet, mulqerimi (Folia e zezë), sistemi i ujitjes pikë-pikë. Njoftojmë bujqit e Komunës së Rahovecit që kjo mbështetje do të jetë për kultivuesit në hapësira të mbrojtura-serra duke filluar me sipërfaqe nga 3 ari e më shumë. Të gjitha informatat bujqit e komunës së Rahovecit mund t’i marrin në sesionet informuese të organizuara nga QG ‘Agrocelina’ apo në numrin e telefonit 049/100-838”, thuhet në njoftim.
-
Reshjet e shiut turbullojnë ujin në Rahovec, këshillohet të mos konsumohet
-
Gjini premton lehtësime për bujqit: Do të heqim taksat për tokat e mbjella
-
Ministria e Bujqësisë publikon subvencionet e parapara për secilin sektor
-
Muja thotë se s’ka ulje të mbështetjes për bujqit, por parashihen rritje të targetuara
-
Prezantohen pagesat për kulturat bujqësore, shumica do të mbështeten 150 euro për hektar