Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj nis dezinfektimin e institucioneve publike për parandalimin e virusit COVID-19

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka njoftuar se tashmë ka nisë dezinfektimi i institucioneve dhe hapësirave publike me qëllim të parandalimit të i virusit COVID-19.

Ai nëpërmjet një postimi ka thënë se po bëjnë gjithë çfarë munden me të gjitha kapacitetet që të mbrojmë qytetarët e Ferizajt dhe më gjerë nga rreziku i virusit COVID-19, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ferizaj qysh javë më parë nisi ekipin shëndetësor në zonë kufitare, kemi mobilizuar e pajisur punonjësit shëndetësorë për përballimin e situatës, po furnizojmë me materiale shtesë higjienike shkollat, inspektorët vazhdimisht po kontrollojnë në terren bizneset për rritjen eventuale të çmimeve të produkteve, anuluam të gjitha ngjarjet me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve e pa më të voglin dyshim, më të nevojshmen, po e bëjmë dezinfektimin e hapësirave e godinave publike. Me kujdes të shtuar e zbatim të masave mbrojtëse, ky rrezik më lehtë do të tejkalohet”, ka thënë Aliu nëpërmjet një komunikate.