Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ekipet mjekësore janë mobilizuar për ta parandaluar dhe përballuar virusin COVID-19 i cili është përhapur anekënd globit duke mobilizuar të gjitha vendet në masat preventive dhe të ballafaqimit të situatave në rast shfaqje të këtij virusi.
Po ashtu kjo komunë ka njoftuar se drejtoria e Arsimit ka nis planin afatshpejtë për dezinfektimin e objekteve shkollore me qëllim shmangien e mundësisë për shfaqjen e këtij virusi.
“Edhe Komuna e Ferizaj ka mobilizuar gjithë mekanizmat e nevojshëm në përballim të rreziqeve nga koronavirusi. Kështu stafi shëndetësor ka disa ditë që ka lëvizur i organizuar në grupe në pikën kufitare të Hanit të Elezit për të kryer kontrollet shëndetësore për rastet e dyshuara”, thuhet në njoftimin e komunës.
Edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj janë mobilizuar për këtë qëllim.
“Raportimi i papërgjegjshëm se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare mungojnë preparatet e domosdoshme higjienike, janë qëllimkëqija dhe dezinformuese. Përveç dezinformuese, deklaratat e pavërteta të individëve të caktuar kanë tendencën e shpërndarjes së panikut në mesin e qytetarëve. Madje, për këtë edhe Drejtoria e Arsimit ka nisur planin afatshpejt për dezinfektimin e objekteve shkollore me qëllim shmangien e mundësisë për shfaqjen e këtij virusi”, thuhet më tej në njoftim.
Qytetarët këshillohen që të zbatojnë në mënyrë strikte udhëzimet e OBSH-së dhe organizatave të kujdesit shëndetësor me qëllim tejkalimin e këtij virusi në shkallë botërore.
-
Komuna e Ferizajt mbyll parkun “Liria” si masë për parandalimin e COVID-19
-
Ferizaj nis dezinfektimin e institucioneve publike për parandalimin e virusit COVID-19
-
12 shkolla në mësim online në Ferizaj, 517 nxënës e 112 mësimdhënës të infektuar
-
Ngritja enorme e rasteve me COVID-19 alarmon Ferizajn
-
Disa objekte shkollore në Ferizaj pa përgatitje teknike për nisjen e procesit mësimor