Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu në njërën nga shkresat drejtuar Ministrisë së Financave, ka paraqitur kërkesën për financimin e projektit “Ndërtimi i Impiantit të Ujërave të Zeza” përmes huamarrjes me qeverinë hungareze.
Në përgjigjen për kryetarin e Ferizajt, ministri Bedri Hamza, lidhur me këtë projekt ka konfirmuar që projekti “Ndërtimi i Impiantit të Ujërave të Zeza në Këshillin Kombëtar të Investimeve të mbajtur me datë 13.07.2018 është aprovuar për financim përmes programit “Soft Loan” – huamarrje e butë me autoritetet hungareze.
Lloji i financimit në kuadër të marrëveshjes kornizë është huamarrje shtetërore sipas Ligjit për Borxhin Publik.
Sipas shkresës së arritur nga Ministria e Financave, komuna e Ferizajt duhet të bëj konfirmimin e studimit të fizibilitetit të vlefshëm për këtë projekt si dhe të veprojë sipas legjislacionit në fuqi për procedimin e projektit.
Pas përfundimit të procedurës së paraparë me legjislacionin në fuqi dhe konditat e marrëveshjes, Ferizaj do të përfitojë këtë projekt që paraqet një rëndësi të veçantë për mjedisin si rregullator i fuqishëm, jo vetëm i ndikimit në mjedis, por edhe ekonomizimit të shpenzimeve institucionale përkitazi me trajtimin e ujërave të zeza.
-
Nënshkruhet marrëveshja 20 milionë euroshe për ujërat e zeza në Ferizaj
-
Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza
-
Qeveria kërkon nga Osmani autorizimin për kredi nga BERZH-i
-
Nënshkruhet marrëveshje prej 100 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave
-
Mitrovica përfiton mbi 33 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza