Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj me afro 11 milionë euro për investime kapitale më 2019

Autoritetet komunale të Ferizajt kanë vazhduar turin e takimeve konsultative me qytetarë për hartimin e projekt-buxhetit të vitit 2019-2021.

Takime të tilla janë mbajtur me banorë të fshatrave: Llojza Lloshkobare, Kosinë, Koshare, Dremjak dhe Slivovë, Talinoc i Muhaxherëve, Softaj, Sazli, Pojatë, Rahovicë dhe Papaz.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se takimet konsultative po mbahen në bazë të ligjeve ashtu siç obligohen dhe kjo ka qenë edhe forma më e mirë që të bashkëbisedohet me qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, qeverisja aktuale ka shlyer deri tashti afro 7 milionë euro borxhe të trashëguara.

Dy ditë më parë Aliu në takimet me qytetarë të fshatrave të tjera prezantoi projektin e bashkimit të Ferizajt, për të cilin tha se ka marrë mbështetje nga qeveria qendrore.

Në të gjitha takimet me qytetarë po dominojnë kërkesat për rregullimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve publike. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)