Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj fiton ngrant prej 300 mijë eurove për përmirësimin e shërbimeve komunale

Komuna e Ferizajt ka fituar një grant prej 300 mijë eurove nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për shkak të rezultateve të arritura në përmirësimin e shërbimeve komunale.

“Komuna e Ferizajt ka përfituar nga granti i performancës një shumë prej afro 300,000€. Edhe kjo ngjarje është pjesë e angazhimeve të MAPL-së për të inkurajuar Komunat e Republikës së Kosovës për të shfrytëzuar sistemin e performancës për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike komunale për qytetarët”, ka njoftuar zyra për informim e komunës së Ferizajt.