Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj e Lipjani fitojnë afro 400 mijë euro për performancë buxhetore

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, gjatë publikimit të raportit të performancës komunale për vitin 2017, në mesin e disa komunave të Kosovës ka vlerësuar komunën e Lipjanit dhe atë të Ferizajt për një performancë të lartë në menaxhimin e qeverisjes komunale dhe të parasë publike.

Për këto vlerësime këto dy komuna kanë marrë edhe grante nga kjo ministri për realizim të projekteve të ndryshme kapitale dhe njëkohësisht për stimulim të mëtejmë për një qeverisje të mirë dhe për inkurajim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve publike komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë rast Komuna e Lipjanit është përfituese e 79.890 mijë eurove, të cilat janë të dedikuara për ndërtimin e dy parqeve në Lipjan. Kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti, ka thënë se MAPL-ja ka vlerësuar drejt punën dhe angazhimin e stafit të Komunës në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe menaxhimin e drejtë të parasë publike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)