Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj fillon punimet për spitalin pa përgjigjen nga niveli qendror

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e ka gati përgjigjen profesionale në lidhje më ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e spitalit të Ferizajt, porse kabineti i ministres Albena Reshitaj nuk ka lejuar që ajo të bëhet publike, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka pritur katër ditë për një përgjigje të tillë, teksa të enjten nëpërmjet telefonit zyrtari për informim në këtë ministri, Bajram Kadriu, ka njoftuar se përgjigjet nuk po lejon t’i dërgojë kabineti i ministres.

“Një përgjigje më ka ardhur nga departamenti ligjor në lidhje me pyetjet e juaja, mirëpo ato përgjigje tashmë i kërkuan kabineti i ministres për shqyrtim. Unë tashti nuk mund t’i dërgoj ato përgjigje, sepse zyrtarët e kabinetit të ministres më thanë se do të merren ata vetë me këtë çështje”, ka thënë Kadriu. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).