Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka refuzuar nëpërmjet një shkrese ankesën e drejtorit për urbanizëm, Lulzim Aliu, ndaj vendimit të saj për pezullimin e punimeve në ndërtimin e një objekti shumëkatësh në rrugën “Astrit Bytyqi”.
Komisioni i kësaj Ministrie, në vendimin e saj, një kopje të të cilit e posedon gazeta, ka konstatuar se punimet në këtë lokacion janë zhvilluar në kundërshtim me procedurat e legjislacionit në fuqi, shkruan sot Koha Ditore.
“Refuzohet si e pabazë ankesa e z.Lulzim Aliu, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis, Komuna Ferizaj. Vërtetohet vendimi 3491/18 dt. 13.06.2018 i Inspektoratit të Mjedisit, Ujërave, Natyrës dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit”, thuhet në vendimin e MMPH-së.
Dy javë më parë kjo ministri ia kishte dërguar një shkresë Komunës së Ferizajt, në të cilën thuhej se lënda e këtij objekti duhet të kthehet në rishqyrtim dhe të trajtohet në harmoni të plotë bazuar në nenin 18 të Ligjit për ndërtim dhe udhëzimeve administrative. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ministria e Mjedisit urdhëron pezullimin e lejes për një objekt banesor
-
Zhvlerësohet Plani zhvillimor për Komunën e Ferizajt
-
Pas 6 vjetësh shfuqizohet pëlqimi i lëshuar nga Ministria e Mjedisit për Planin Zhvillimor të Ferizajt
-
Komuna e Ferizajt kritikohet se jashtëligjshëm po lëshon leje ndërtimore
-
Gjykata Themelore në Ferizaj nis pezullimin e punimeve në objektet shumëkatëshe pa kritere