Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferdonije Qerkezi ende kërkon përgjigje për shuarjen e familjes së saj

21 vjetët e pasluftës për Ferdonije Qerkezin kanë mbetur në kujtesën e saj si vite të dhimbjeve edhe më të mëdha sesa ato që i përjetoi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndonëse kujtimet për ta i ka ende të freskëta, ajo thotë se të gjallë e mban shpresa se një ditë do të gjenden trupat e djemve dhe bashkëshortit.

Ajo thotë se nga institucionet u bë pak në zbardhjen e vrasjeve, jo vetëm të familjarëve të saj, por edhe të gjithë të zhdukurve të tjerë, raporton KOHA.

Qerkezi, megjithatë, ndihet e lumtur që ka të tjerë njerëz që i vijnë për vizitë, e që e përshëndesin forcën dhe kurajën e saj të treguar ndër vite.

Megjithëse vizitat në shtëpinë-muze të saj në këtë kohë janë të pakta për shkak të koronavirusit, ajo thotë se asnjëherë nuk mbetet vetëm.

Edhe përkundër virusit të përhapur dhe gjendjes së krijuar në vend, Qerkezi tregon se ka shumë njerëz që e furnizojnë me produkte të ndryshme ushqimore.

Më 27 mars 1999, forcat policore serbe kishin hyrë me dhunë në shtëpinë e familjes Qerkezi dhe, në sy të Ferdonijës, kishin rrëmbyer 11 burra, në mesin e tyre katër djemtë dhe burrin e saj.

Edhe “Ferdonije” – thirrje për të zhdukurit, betejë e papërfunduar me Serbinë Kulturë “Ferdonije” – thirrje për të zhdukurit, betejë e papërfunduar me Serbinë

Djali më i vogël i saj ishte vetëm 14-vjeçar, ndërkaq burri 53.

21 vjet pas luftës, Ferdonija nuk di gjë për fatin e dy djemve Armendit e Ardianit dhe bashkëshortit të saj, që janë 3 prej 1,660 personave të tjerë të zhdukur në mbarë vendin.

Shtëpia e familjes Qerkezi ka mbetur një ndër dëshmitë më prekëse për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.