Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fëmijët e keqtrajtuar e të trafikuar s’kanë ku të strehohen

Shtatë fëmijë, viktima të dhunës dhe trafikimit, nga fillimi i shkurtit nuk janë në strehimoren “Shpresa dhe shtëpitë e fëmijëve”, e vetmja e këtij lloji në vend.

Të shtatë fëmijët, që nga një shkurti, janë detyruar të kthehen te menaxherët e rastit nëpër qendrat sociale. Ata janë strehuar në qendra të tjera, familje strehuese, por edhe në familjet e veta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Valbona Çitaku, drejtoreshë e strehimores, tregon që gjendja më e keqe është gjatë ditëve të shkurtit, kur strehimorja është e mbyllur. Vetëm deri javën e kaluar, në strehimore kanë trokitur gjashtë raste të reja të fëmijëve viktima. “Fatkeqësia më e madhe është se rastet gjatë muajit shkurt janë referuar dhe nuk kanë pasur mundësi të akomodohen”, ka thënë Çitaku.

Mbyllja e strehimores ka vënë në pozicion hiç të lakmueshëm qendrat për punë sociale. Drejtuesi i QPS-së në Prishtinë, Vebi Mujku, ka pohuar se mbyllja e strehimoreve i vë në situatë shumë të vështirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm