Organizata “Human Care” ka realizuar aktivitete në kuadër të projektit “Vetëdijesimi i grave rreth kancerit të gjirit dhe teknikave të vetëkontrollimit” dhe “Edukimi i mbajtjes së higjienës trupore dhe orale” tek fëmijët me klasë të përziera me komunitete në Komunën e Fushë Kosovës.
Përmes këtij projekti , organizata HC thotë se synohet të rritet vetëdija tek fëmijët për rëndësinë e mbajtjes së higjienës orale dhe trupore.
Në bazë të hulumtimeve të bëra në Kosovë, del se fëmijët nga mosha 6 deri në 14 vjeç, kanë pesë deri në gjashtë dhëmbë të prishur, kanë deklaruar stomatologët.
Projekti u financua nga Komuna e Fushë Kosovës, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Organizata “Human Care” e cila është edhe implementuese e projektit.
-
Mosha mesatare e fëmijëve në Kosovë, kur për herë të parë vizitojnë dentistin – 5 vjeç
-
Gjendja e shëndetit oral tek grupmoshat dy deri në tetë vjet
-
“Human Care” me projekt vetëdijesues rreth kancerit të gjirit
-
Kujdes për dhëmbët
-
KOMF-i bën thirrje për reforma urgjente në sektorët që prekin jetën e fëmijëve