Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kujdes për dhëmbët

Shqiptarët nuk kujdesen për shëndetin e tyre oral.

Stomatologët duke iu referuar studimeve të vendit dhe atyre evropiane, thonë se 80% e 12-vjeçarëve kanë probleme me shëndetin e tyre oral.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo do të thotë se një i mitur në këtë moshë ka 3-4 dhëmbë me probleme. Krahasuar me vendet evropiane, renditemi të fundit përsa i takon përkujdesjes ndaj tyre.

Specialistët rekomandojnë kujdes nga aciditeti që krijohet natën nga mbetjet ushqimore, si dhe nga plasaritjet e herë pas hershme që ndodhin tek dhëmbët. Një tjetër rrezik mban dhe çamçakëzi, i cili ndërton boshllëqe midis mishrave të dhëmbëve dhe mund të shkaktojë infeksion, inflamacion dhe dëmtim të indeve.

Sa më shumë të kujdesemi për dhëmbët, aq më mirë është. Dhëmbët duhet të lahen dy herë në ditë nga dy minuta. Kujdesi ndaj dhëmbëve duhet të jetë akoma më shumë prezent gjatë stinës së verës.