Ai që vazhdimisht ka hedhur në opinion deklarata e premtime të rreme duke e demantuar shpesh edhe veten, ka drejtuar gishtin kah mediat se po shpërndajnë “fejk njuz”.
“Janë opinione tuaja (shkëmbimi i territoreve), të cilat për herë të parë prej juve si medium po i dëgjoj dhe për mua paraqet fejk njuz, fejk njuz, fejk njuz... rrenë e kulluar”, ka thënë Thaçi në njërën prej konferencave të shpeshtuara kohët e fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por Zyra e Presidencës disa ditë para mbajtjes së konferencës kishte injoruar pyetjet e gazetës, duke mos ofruar asnjë përgjigje.
Këtë epitet Thaçi ua ka atribuuar të gjithë atyre që pyesin për mundësinë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, ide kjo e hedhur nga vetë ai.
Thaçi në asnjë rast nuk e ka mohuar ose pohuar se ky mund të jetë ai kompromisi me Serbinë. Thaçi është i njohur për premtimet e papërmbushura: liberalizimi i vizave, themelimi i ushtrisë së Kosovës, zhvillimi i hovshëm ekonomik, miratimi pastaj tentim- zhbërja e Gjykatës Speciale, reforma zgjedhore, dekriminalizimi i politikës – janë vetëm disa prej premtimeve të tij që ende nuk janë realizuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Përgjigje kryetarit Fejk
-
Thaçi, Byrnesit: Lajm i rremë, s’ka marrëveshje me Serbinë që përfshin shkëmbimin e territoreve
-
Thaçi: Duam marrëveshje historike Kosovë-Serbi, lajmet e rreme s’e ndihmojnë këtë proces
-
Thaçi për BBC-në: Nëse ndodh diçka rreth negociatave me Serbinë, do të ndodhë sivjet
-
Thaçi: Kufijtë aktualë janë caktuar nga Jugosllavia, s’do të më pengonte korrigjimi i tyre