Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar protestën e paraparë për nesër.
FSSHK-ja ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në bisedën e djeshme ka premtuar se do të realizohen kërkesat e sindikatës, e po ashtu për këtë është marrë edhe zotimi nga kryeministri Avdullah Hoti.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe gjithë anëtarësinë se pas komunikimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, përgjatë takimit të zhvilluar dje, i cili u zotua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen dhe për këtë ka marr edhe mbështetjen e Kryeministrit, si dhe pas vendimit për ndalimin e protestës nga ana e organeve të rendit, Këshilli Organizativ i Protestës duke i respektuar zotimet e ministrit, institucioneve shtetërore dhe shëndetin e popullatës merr vendim që të pezullojë e paraparë më datën 12.08.2020 dhe t’i hap rrugë dialogut social”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.
-
“Ndërtoni dialogun social”, punëtorët shëndetësorë protestojnë para Ministrisë
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron protestë kundër rritjes “së vogël” të pagave
-
Vitia zotohet se do t’i adresojë kërkesat e infermierëve dhe punonjësve shëndetësorë
-
Pezullohet greva
-
Punëtorët e QKUK-së anulojnë protestën e paraparë për të mërkurën