Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FDH: Serbia keqpërdor “vjetërsimin” për të mos kompensuar viktimat e luftës

Beograd, 28 qershor – Viktimave të shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut gjatë luftërave në vitet e nëntëdhjeta u është kufizuar e drejta për kompensim, si pasojë e dispozitës restriktive për vjetërsim të gjykatave në Serbi. Kështu vlerëson Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në raportin e tij të publikuar sot, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Autori i raportit rreth praktikës gjyqësore në Serbi në lidhje me paditë kundër shtetit për kompensim, Mihaillo Pavlloviq, në një konferencë për media të mbajtur në Beograd tha se gjykatat vendore kanë refuzuar të zbatojnë dispozitën sipas të cilës veprimet e tilla nuk vjetrohen brenda tri a pesë vjetësh, megjithatë gjykatat kanë vendosur kryesisht në dëm të viktimave.

FDH thekson se as Gjykata Kushtetuese e Serbisë nuk ka dhënë ndihmë të nevojshme për sqarim të problemit të vjetërsimit.

e tij në FDH, Ivana Zhaniq konsideron se gjykatat vendore duke përdorur parimin e vjetërsimit kanë shkelur dispozitat ndërkombëtare dhe Rezolutën e Kombeve të Bashkuara, në të cilën thuhet se dispozita e vjetërsimit nuk vlen për krimet e rregulluara me të drejtën ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

Ajo tha se avokatët e Fondit kanë përfaqësuar më shumë se një mijë viktima që kanë paditur shtetin e Serbisë, ndër të cilët kroatë, boshnjakë e shqiptarë.