Të pandëshkuara kanë mbetur tash e 21 vjet krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.
Në kohën kur në vend shënohen përvjetorët e masakrave është rikthyer në diskutim amnistimi i atyre që kanë kryer krimet, transmeton KOHA.
Por Shkëndije Hoda, nga shoqata për krimet e luftës “Gjakova 98-99”, nuk e pranon amnistinë për krimet e luftës.
Deri tani në Polici e Prokurori, Hoda me shoqatën e saj kanë dërguar mbi 3.000 lëndë, dhe pret që vitin tjetër të ngrihen paditë.
Njohës të punës së prokurorive e gjykatave thonë se zbardhja e krimeve të luftës është neglizhuar nga institucionet në vend.
Edhe
“Gjakova 98’99” dorëzon edhe 102 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte
Drejtori i Fondit të së Drejtës Humanitare, Bekim Blakaj, thotë se falja e krimeve as nuk duhet të diskutohet, duke shtuar se deri më tani vetëm 67 persona janë dënuar për krime lufte.
Lidhur me mundësinë e amnistimit të krimeve të kryera në Kosovë, KOHA ka raportuar dy vjet më parë.
Në një shkrim të publikuar në korrik të 2018-s, citohen burime të sigurta të diplomacisë ndërkombëtare të cilat konfirmojnë se nga zyrtarë në Prishtinë është përmendur që amnistia për kohën e luftës të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.