Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FBI: Hakerët qe 14 muaj në rrjetin e Qeverisë së Shqipërisë

teknologjia, lajmet teknologjia, si te hakosh, hakeret shqiptar

Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës kanë thënë se Qeveria Iraniane qasjen e parë në Shqipëri, përmes hakerëve e kishte pasur 14 muaj më parë.

Në korrik sivjet nisi sulmi i madh, që rezultoi me prekjen e portaleve qeveritare shqiptare, duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.

“Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën qasje fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të stilit ransomware dhe një malware për fshirjen e diskut”, thuhet në raport, shkruan “EuronewsAlbania”.

Më 15 korrik, Shqipëria njoftoi për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, si pasojë e sulmeve kibernetike.