Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Faza e dytë e Lumëbardhit mbetet për vitin tjetër

Faza e parë e projektit për ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe shëtitores përgjatë Lumëbardhit nga Patrikana e deri te vendi i quajtur “Ura e Gigiqëve”, pritet të përfundojë deri në muajin qershor. Për përfundimin e kësaj faze janë alokuar në buxhetin e këtij projekti edhe 226 mijë eurot e mbetura nga viti i kaluar, që janë bartur në vitin vijues.

“Këto mjete i kemi bartë në projektin e Lumëbardhit në mënyrë që të përfundojë financiarisht edhe fizikisht faza e parë e projektit të kontraktuar, që është duke u realizuar nga Patrikana deri në vendin e quajtur të ‘Ura e Gigiqëve’”, thotë drejtori i Financave Jeton Abazaj, shkruan sot Koha Ditore.

Faza e parë në vlerë prej 883 mijë eurosh, sipas tij, ende nuk ka përfunduar financiarisht e as fizikisht. Me këto mjete të bartura nga viti i kaluar, siç thotë Abazaj, përfundon edhe pjesa financiare e fazës së parë të këtij projekti. Nga ai projekt janë kryer deri tash muret anash lumit dhe kanë mbetur të kryhen kanalizimet, kubëzimi, ndriçimi dhe shëtitorja përgjatë lumit në atë gjatësi të kontraktuar me fazën e parë.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)