Këshilltari nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Gashi, u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Podujevës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ai u zgjodh në këtë post sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit.
Në mbledhjen, që u kryesua nga këshilltari më i vjetër, Mehmet Gashi, nga LDK, Gashi ishte i vetmi kandidat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë procesin e votimit morën pjesë 18 këshilltarë komunalë, nga 35 sa ka Kuvendi i Komunës.
Pas numërimit të votave, komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit shpalli rezultatin, sipas të cilit Fatmir Gashi ka fituar 18 vota dhe është zgjedhur kryesues i Kuvendit të Podujevës.
Kryesuesi i porsazgjedhur, Fatmir Gashi falënderoi këshilltarët për besimin e dhënë dhe premtoi se do ta ruajnë frymën e mirë dhe demokratike të punës dhe bashkëpunimit, siç ka ndodhur në vazhdimësi në Kuvendin Komunal të Podujevës.