Në valën e shitjes së aseteve numër 32, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka nxjerr në shitje 74 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga tërë Kosova.
Në këtë valë të privatizimit janë pranuar 65 oferta, ndërsa shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të lartë ishte 3 milionë e 334 mijë e 668 euro, raporton KP.
Oferta më e lartë në këtë Valë të privatizimit ishte për ndërmarrjen shoqërore “Fapoli” në Podujevë në vlerë prej 555 mijë euro nga ofertuesi L61.
Oferta më e lirë ishte për njësinë NBI Rahoveci prona në Hoçë të Madhe në vlerë prej 5 mijë e 232 euro nga ofertuesi L45.
Artikuj të ngjashëm
-
Fondit të AKP-së i shtohen edhe 10.5 milionë euro nga likuidimi
-
AKP-ja shet 36 asete në vlerë 3 milionë e 919 mijë euro
-
AKP shet 46 asete në vlerë 4 milionë e 439 mijë euro
-
Kontesti pronësor e detyron AKP-në t`i shesë vetëm objektet e “Fapolit” të Podujevës
-
AKP shiti 65 asete në vlerë rreth 3 milionë euro