Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të hënën në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve për mes likuidimit numër – 34, ka pranuar gjithsejtë 110 oferta dhe shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të lartë ishte 3 milionë e 919 mijë e 412 euro.
Oferta më e lartë në këtë valë ishte ajo e ofertuesit L67 në vlerë prej 911 mijë për Shipad Komerc Depo në Pejë, ndërsa, oferta më e lirë ishte e ofertuesit L59 për NSh “Zadruga Shtëprcë- Toka Bujqësore Jazhince” në vlerë prej 3 mijë e 700 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë Valë të privatizimit ishin paraparë në likuidim 80 asete apo ndërmarrje shoqërore anë e mbanë Kosovës.
Në këtë Valë të privatizimit ka pasur në shitje kryesisht toka bujqësore, asete këto të ndërmarrjeve shoqërore në likudim.
Po ashtu, në këtë Valë të privatizimit ka pasur asete në shitje edhe nëpër vendbanime, komuna me shumicë serbe.