Në kuadër të shitjes përmes likuidimit të valës së 31, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën nxori në shitje 65 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga të gjitha anët e Kosovës, ndërsa nga 88 oferta të pranuara shuma totale nga ofertuesit më të lartë ishte 2 milionë e 821 mijë e 273 euro.
Oferta më e lartë në këtë valë ishte për njësinë numër 31 “Shipad Komerc ” depo në Pejë, me shumën prej 657 mijë e 299 euro, raporton KP.
Pas kësaj vjen njësia “Marketing Export” në Ferizaj me shumën prej 400 mijë e 755 euro dhe e treta është “Agrokultura Toka” në Gjilan, me vlerë 358 mijë e 510 euro.
Ndërsa, oferta më e lirë ishte për njësinë numër 8 “Agushi”, tokë bujqësore në Elezaj, me shumën 2 mijë e 555 euro.
-
AKP-ja shet 36 asete në vlerë 3 milionë e 919 mijë euro
-
AKP shet 46 asete në vlerë 4 milionë e 439 mijë euro
-
AKP njofton për vlerën e ofertës për asetet që i shet në valën e 52 të privatizimit
-
Shpallen rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 51
-
Fondit të AKP-së i shtohen edhe 10.5 milionë euro nga likuidimi