Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familjet me kushte të rënda s’do të mund të përfitojnë subvencione për izolim shtëpish, thonë njohësit

Për izolimin e një shtëpie, qytetarët që i përmbushin kushtet do të subvencionohen në vlerën e 45-përqindëshit të kostos së investimit, e cila nuk duhet të jetë më e lartë se 5.500 euro. Rimbursimi për përfituesit do të bëhet pasi që ata fillimisht ta paguajnë vetë të gjithë koston e investimit. Por njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka thënë se kjo do të ndikojë që përfituese të jenë ato familjet që nuk i kanë kushtet e vështira financiare

Me synimin për t’i ulur shpenzimet për energji elektrike, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) e ka hapur të martën thirrjen e dytë publike për subvencionimin e izolimit të shtëpive individuale.

Për përfitim nga subvencioni, sipas FKEE-së, në një shtëpi duhet që konsumi i energjisë elektrike brenda 24 muajve të fundit të jetë së paku 250 kilovatë orë për muaj, teksa pas plotësimit të kushteve, përfituesi duhet që ta sigurojë faturën apo marrëveshjen e nënshkruar me punëkryesin. 

Për izolimin e një shtëpie, qytetarët që i përmbushin kushtet do të subvencionohen në vlerën e 45-përqindëshit të kostos së investimit, e cila nuk duhet të jetë më e lartë se 5.500 euro. Rimbursimi për përfituesit do të bëhet pasi që ata fillimisht ta paguajnë vetë të gjithë koston e investimit. 

Por njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka thënë se kjo do të ndikojë që përfituese të jenë ato  familjet që nuk i kanë kushtet e vështira financiare.

“Një kategori e shoqërisë së mesme mund ta gëzojnë këtë lloj lansimi të subvencioneve, mirëpo kur flasim për një kategori që, kemi shtresë që është e varfër, një shumë e tillë e anës monetare është problem t’i kenë në kontot e tyre. Kështu që, në këtë drejtim vlerësoj që është dashtë diçka mënyrë pak më ndryshe e Qeverisë, ndoshta do të ishte më mirë që të faturohej në faturën e energjisë elektrike, për shkak se jo të gjithë e kanë shumën e caktuar kesh”, ka thënë ai.

E Adhurim Haxhimusa, ekonomist i energjisë, e ka parë të nevojshëm ndryshimin e kritereve, me qëllim që edhe familjet me kushte të rënda financiare të mund të jenë përfituese të këtyre subvencioneve.

Edhe Hapet aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike Arbëri Hapet aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike

“Këtë një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë nuk e kanë mundësinë që ta përballojnë. Si zgjidhje për këtë duhet të jetë që lartësia e subvencionimit të bëhet në bazë të një diskriminimi që bazohet në të hyrat në ATK apo edhe në zyrën e mirëqenies sociale, por edhe në numrin e anëtarëve që jetojnë në familje, për shkak që ky subvencionim ka edhe komponentë sociale. Në anën tjetër, do të ishte e mirë edhe mundësia për një kredi nga banka për investimin e shumës vetanake”, ka thënë Haxhimusa.

Aplikimi për përfitim nga subvencioni për izolimit të shtëpive pritet që të zgjasë dy javë. Vitin e shkuar, nga këto subvencione kanë përfituar më shumë se 2 mijë familje.

Projekti për subvencionimin është mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE), në kuadër të programit IPA.