Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familje të Balincës së Malishevës me shtëpi të dëmtuara nga ndërtimi i autostradës

12 familje nga Balinca e Malishevës të cilët jetojnë afër rrugës magjistrale Prishtinë - Pejë e cila është duke u ndërtuar, janë në hall të madh, raporton KTV.

Si pasoi e punimeve që janë bërë në ndërtimin e nënkalimit, nga makineritë e rënda, thonë se u janë dëmtuar muret e disa shtëpive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pos kësaj ata ankohen se edhe punimet i kanë lënë në gjysmë Ministria e Infrastrukturës që sipas tyre qarkullimin me vetura e kanë të vështirësuar.

Thonë se aty nuk mund të jetojnë më nga rreziku që u kanoset ndërkaq kërkojnë që Ministria e Infrastrukturës t’ua shpronësojë shtëpitë e tyre.

Sipas tyre, nuk do ta lejojnë ndërtimin e mëtutjeshëm të këtij nënkalimi.

Shumë herë ata i janë drejtuar edhe Ministrisë së Infrastrukturës por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Sipas tyre Ministria nuk ka pranuar që shtëpitë e tyre t’i shpronësoi pavarësisht nevojës që ata duhet të largohen nga aty.

Ndërkaq Kohavisioni nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me këtë çështje.