Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familjarët e Xhemajl Mustafës të bindur se drejtësia e ndikuar nga politika s’po zbulon vrasësit

Është përkujtuar 18-vjetori i vrasjes së veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa.

Homazhe për nder të vrasjes së Mustafës janë bërë te varri në vendlindjen e tij, në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton KTV.

E pakënaqur pse nuk janë zbuluar vrasësit e babait të saj është shprehur e bija, Beriana Mustafa.

Ajo ishte mjaft e ashpër me institucionet e Kosovës, duke e cilësuar si dështim total të tyre moszbardhjen e rastit.

Akuzoi politikën që po e pengon zbardhjen e këtyre rasteve. Kërkoi që Prokuroria e Kosovës ta hetojë Shërbimin Informativ të Kosovës dhe gjithë strukturën politike që e di kush i kreu këto vrasje.

I biri, Besian Mustafa, është shprehur se pa u zbardhur ky rast nuk do të ketë drejtësi as për të gjithë popullin e Kosovës.

Edhe E bija kërkon të hetohet SHIK-u për vrasjen e Xhemajl Mustafës Arbëri E bija kërkon të hetohet SHIK-u për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se duhet vazhdimisht të bëjnë presion mbi organet e drejtësisë që ky rast të zbardhet.

Xhemail Mustafa ka qenë njëri ndër veprimtarët e parë të LDK-së, derisa familjarë dhe aktivistë të LDK-së gjithmonë kanë deklaruar se kjo vrasje dhe vrasje tjera të veprimtarëve të tyre janë bërë me qëllime politike.