Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familjarët e shtetasve turq të dëbuar nga Kosova ende s’e kanë paditur Qeverinë

Familjarët e shtetasve turq, të deportuar nga Kosova, ende nuk kanë ushtruar ndonjë padi kundër qeverisë.

Avokati Urim Vokshi ka sqaruar se aktualisht familjarët kanë ushtruar vetëm një ankesë për urdhrin për largim me forcë dhe një padi për revokimin e leje-qëndrimit për ta, raporton KTV.

Por sipas tij, rasti do të dërgohet deri në Gjykatën Kushtetuese, derisa do të kërkohet edhe përgjegjësi individuale.

Gjithashtu, lidhur me raportimin e Kohës Ditore, sipas të cilit, rezultoi se njëri nga shtetasit turq ishte deportuar gabimisht, Vokshi thotë se qeveria ka përgjegjësi për kthimin e tij.

Të deportuarit në fund të muajit mars, vazhdojnë të mbahen në paraburgim në shtetin e Turqisë.

Edhe Familjarët e shtetasve turq të dëbuar nga Kosova ende s’e kanë paditur Qeverinë Video Familjarët e shtetasve turq të dëbuar nga Kosova ende s’e kanë paditur Qeverinë

Lidhur me këtë rast, Avokati i Popullit së fundmi nxori një raport në të cilin konstatoi se institucionet e vendit përveç konventave ndërkombëtare për të drejtave të njeriut, kanë shkelur edhe Kushtetutën.

Një ndër rekomandimet e raportit ka qenë edhe kompensimi jo-material nga Qeveria e Kosovës, por një kërkesë e tillë nuk është bërë nga familjet e tyre.