Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familja Xhelili bëhet me banesë të re në natën e ndërrimit të motmoteve

Foto: Komuna e Mitrovicës

Familja e Zahit Mehmetit i ka dhuruar çelësat e banesës së re në Mitrovicë familjes Xhelili.

Përfituesja e banesës, Rukije Xhelili, e cila deri më tani ka jetuar në kushte mjaft të vështira, përbëhet nga 4 anëtarë, dhe sot është bërë me banesë falë zemërgjerësisë së familjes Mehmeti nga fshati Prekaz që tashmë jetojnë në fshatin Lum të Madh të Vushtrrisë.

Zahit Mehmeti tha se këtë banesë e kanë dhuruar me qëllimin e vetëm që të realizohen tri dëshira të kamotshme të tij - krenaria për luftën e UÇK-së, krijimi i Ushtrinë sonë dhe dëshira për të bërë një familje me shtëpi.

“Këtë banesë e kemi dhuruar pa imponimin e askujt, vetëm me vullnetin tonë të plotë, dhe na besoni që kurrë në jetë më të lumtur nuk jemi ndierë. Falënderojmë edhe kryetarin Bahtiri, i cili është shembull për të tjerët që na përkrahu dhe na ndihmoi në dorëzimin e çelësit. Ndërsa zonjës Rukije i urojmë shëndet dhe gjitha të mirat duke e gëzuar këtë banesë në jetë”, tha Lule Miftari, gruaja e Zahit Mehmetit, dhurues të banesës.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përshëndeti dhe falënderoi nga zemra familjen Mehmeti për zemërgjerësinë e tyre që të gëzojë një familje pa kulm mbi kokë, pikërisht në prag të festës së vitit të ri.

Edhe Donatorët bëjnë me shtëpi të re një familje në Podujevë Arbëri Donatorët bëjnë me shtëpi të re një familje në Podujevë

Po ashtu ai tha se ndihet i lumtur kur njerëzit e vullnetit të mirë pa hezituar ndajnë para nga buxheti i tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

“Unë vërtet ju jam mirënjohës për këtë nismë njerëzore dhe ju falënderoj shumë. Në Mitrovicë ka mjaft familje që nuk e kanë të zgjidhur problemin e strehimit, andaj investimi që ju bëni për të ndihmuar këto familje ka domethënie të rëndësishme dhe neve na i zbut problemet në këtë fushë. Kontributi i juaj i drejtpërdrejtë në këtë drejtim, por edhe në zhvillimin ekonomik të komunës, është për t’u vlerësuar shumë dhe qytetarët e Mitrovicës e bëjnë këtë. Ato do të të jenë falënderues dhe mirënjohës”, tha ndër të tjera Bahtiri.