Ministri i Financave Bedri Hamza është takuar me ndihmës sekretarin e Thesarit Amerikan Larry McDonalds.
Hamza e falënderoj z. McDonald për kontributin që ka dhënë shteti i Amerikës në ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu i shprehi mirënjohje për kontributin e madh që Thesari i Amerikës ka dhënë në ndërtimin e Ministrisë së Financave, transmeton Koha.net.
Në takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë dhe për hapat që duhet të ndërmarr Kosova për të përshpejtuar rritjen ekonomike. Fokus të veçantë në takim ka qenë edhe adresimi në kohë optimale të projekteve prioritare të Qeverisë së Kosovës, njofton kumtesa ministrore.
Të dy u pajtuan që duhet të vazhdohet tutje me mbështetje të vazhdueshme nga Thesari Amerikan për zhvillim të mëtutjeshëm të Ministrisë së Financave, me fokus të veçantë në departamente të Buxhetit dhe Thesarit.
-
Ministri në detyrë i Financave të Kosovës pritet në Departamentin e Shtetit
-
Thesari Amerikan premton vazhdimin e mbështetjes për Kosovën
-
USAID-i dhe Thesari Amerikan, pjesë të historisë së suksesit të zhvillimit të Kosovës
-
SHBA-ja premton vazhdimin e ndihmës për Kosovën
-
SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në zhvillimin e Kosovës