Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutoi për procesin integrues, sfidat e këtij procesi duke vënë në spikamë përkushtimin për përshpejtimin e këtij procesi.
Ajo e falënderoi ambasadorin Chabert për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhënë Kosovës, duke theksuar se procesi euro integrues është prioritet dhe konsensus nacional.
“Vlerësojmë lartë përkrahjen e Republikën e Francës për institucionet tona në procesin euro integrues, përmbushjen e prioriteteve brenda këtij procesi, andaj shpreh falënderim për të gjitha këto duke ftuar që të vazhdojnë ta mbështesin këtë proces. Procesi euro integrues është prioritet dhe konsensus nacional”, theksoi Hoxha.
Ambasadori Chabert, e falënderoi për vlerësimin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm dhe rikonfirmoi vazhdimin e tij duke ofruar mbështetje të gjithanshme për të përmbyllur me sukses këtë proces.
Të dy vlerësuan se reformat e ndërmarra në këtë proces si dhe progresi i arritur, do të duhej që t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës të bëhen pjesë e zonës së lëvizjes pa viza si dhe Kosova të bëhet pjesë e planeve për zgjerim, duke u bërë e barabartë me vendet fqinje.
-
Guerot partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi
-
Palokaj: Aplikimi i Kosovës për në BE është lënë në harresë
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE