Një investim i përbashkët nga shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe një kompani gjermane ku bëhet gjysmë përpunimi i specave ka punësuar mbi 100 ferma që me punën e tyre po sigurojnë mirëqenien. Valdete Syla ka arritur që me pagën e saj të mbajë familjen e saj 4 anëtarësh.
Ajo i është bashkuar kësaj fabrike pak muaj më parë dhe thotë ta ketë ndihmuar shumë, raporton KTV.
Drejtues të kompanisë thonë të jetë rritur në masë të madhe interesimi për një varietet të specit të kuq që mbillet në Kosovë.
Sipas tyre, në analizat e bëra, ky varietet ka rezultuar shumë më cilësor se disa të tjerë që importohen nga Greqia dhe Turqia, andaj është vendosur që të njëjtin ta kërkojnë më shumë nga bujqit.
Fuqizimi i MSA-së ka ndikuar shumë në eksportimin e prodhimeve të tyre.
Edhe
Suksesi i fermeres me turshi, shet 8 euro një kavanoz
Kjo kompani që është investim i përbashkët i kosovarëve që jetojnë në Evropë dhe një kompanie gjermane, po bën gjysmë përpunimin e specave të ndryshëm, të cilët i dërgon drejtpërdrejt në Gjermani.
Megjithatë, nga totali i përgjithshëm prej 520 tonelatash speca të eksportuar në Gjermani, vetëm 35 tonë janë të prodhuar në Kosovë.