Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti zyrtarët, Jari Liukku dhe Roberto Codesal nga Departamenti i Operacioneve të EUROPOL-it, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Policinë e Kosovës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në këtë takim Hyseni dhe zyrtarët e EUROPOL-it biseduan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke e vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.
Me këtë rast Hyseni theksoi nevojën që menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullativës së re të EUROPOL-it, të fillohet hartimi i një draft marrëveshje bashkëpunimi.
Artikuj të ngjashëm