Komuna e Vushtrrisë sot ka nënshkruar marrëveshje me Spitalin “Euromed”, për ofrimin e 100 ekzaminimeve mjekësore-rezonancë magnetike falas për qytetarë të Vushtrrisë.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se kjo është një përkrahje e mirë për qytetarët. Shërbimi që Spitali ‘Euromed’ do të kryej për 100 raste nga Vushtrria është në vlerë prej 20 mijë eurove.
Drejtori i Spitalit “Euromed”, Leart Jakupi, tha se vazhdimisht ofrojnë shërbime falas për qytetarë qoftë përmes OJQ-ve ose organizatave të tjera. Ai ka thënë se këtë e ka edhe obligim, meqë themeluesi i këtij Spitali, Habib Jakupi, është shkolluar dhe vjen nga Vushtrria.
Artikuj të ngjashëm
-
Mjeku i arrestuar në Vushtrri dyshohet se kërkonte 10 deri në 50 euro për raporte mjekësore
-
Mjeku në Vushtrri arrestohet për ryshfet dhe lëshim të vërtetimeve mjekësore të rreme
-
Komuna e Vushtrrisë në kundërshtim me ligjin synon punësimin e 40 personave
-
Për herë të parë Veterniku bëhet me Qendër të Mjekësisë Familjare
-
Nis “Java e Pastrimit me Unitetin” në Vushtrri