Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën sa më shpejtë.
Mandl përmes në postimi në Twitter ka thënë se nuk e dinte që do të kishte alternativë për evropianët që synojnë rrugën drejt BE-së, si në rastin e Serbisë.
“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast në #Serbi) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse Aleksandër Vuçiq kujtohet tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl në Twitter.
Never knew there would be an alternative for Europeans (in #Serbia in this case) to the EU-path. But good if @avucic remembers now. First step after this “damascus experience” must be the recognition of the youngest state of Europe, the Republic of #Kosovo, without further delay.
— Lukas Mandl (@lukasmandl) May 7, 2022
-
Eurodeputeti u shkruan shteteve mosnjohëse: Është koha që ta njihni Kosovën
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Mandl: Palët të vendosin propozime në tavolinë. Palokaj: Kjo do ta zvarriste edhe më shumë dialogun
-
Mandl për dialogun Kosovë-Serbi: Është e rëndësishme të vendosësh vetë diçka në tryezë
-
Mandl: Me udhëheqësit e rinj të BE-së, dialogu do të ketë sukses