Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Eurodeputeti austriak: Admiroj durimin e kosovarëve sa i përket mosliberalizimit të vizave

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl, është shprehur i habitur me durimin e qytetarëve të Kosovës kur bëhet fjalë për procesin e liberalizimit të vizave.

Ai në një intervistë për “Report TV” me bazë në Tiranë, tha se admiron durimin e kosovarëve, ndërkohë që siç tha ai, vetë e ka humbur atë.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë liberalizim të vizave, ndonëse si proces ka nisur para më shumë se 10 vjetëve.

“Unë e admiroj durimin e qytetarëve të Kosovës për mosliberalizimin. Unë e kam humbur durimin tim, sepse nuk ka asnjë argument pse nuk është hequr ky regjim siç ka ndodhur dhe me 5 shtetet e tjera të rajonit. Por, kjo është një gjë e vogël, duhet të hedhim edhe hapa të tjerë që lidhen me përfshirjen e Kosovës dhe integrimin në BE”, tha eurodeputeti austrikak në një prononcim për “Report TV”.

Eurodeputeti Mandl ka folur edhe për sfidat kryesore që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku njëra sipas tij, është e shkuara e këtij rajoni, por edhe lajmet e rreme.

“Një prej tyre do të thosha e shkuara. Është diçka që lidhet më të gjithë ne, shoqëritë tona, që jemi të bllokuar nga e kaluara jonë, nga konfliktet e së kaluarës, nga përplasjet. Prandaj është e rëndësishme ajo që njihet si procesi i afrimit. Nuk duhet të harrojmë se çdo qytetarnë çdo shtet është i njëjtë, por fatkeqësisht bota dhe Bashkimi Evropian nuk kanë qenë modele të mira në lidhje me këtë aspekt, gjë që duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.

Edhe Eurodeputeti austriak Mandl: Ide e gabuar vendosja e masave ndaj Kosovës Arbëri Eurodeputeti austriak Mandl: Ide e gabuar vendosja e masave ndaj Kosovës

Parlamenti Evropian disa herë ka kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën, e ë rastin e fundit në dhjetor të vitit të shkuar me iniciativë të eurodeputetit Madl.