EULEX-i ka më shumë se 1640 arsye për ta vazhduar punën, ka thënë të hënë shefi i këtij misioni të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigermark, në Ditën për Personat e Pagjetur.
“Ne kemi më shumë se 1640 arsye për të vazhduar të punojmë së bashku me homologët tanë nga vendi për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe për dhënin e përgjigjeve familjarëve dhe më të dashurve të tyre, jetët e të cilëve kanë ndryshuar përgjithmonë”, ka thënë ai.
Wigemark, sipas një njoftimi për shtyp, ka folur edhe për arritjet e këtij misioni të BE-së. Ka thënë se nga fillimi i mandatit të EULEX-it deri më tani, “misioni ka kryer 651 operacione në teren për gjetjen e vendndodhjeve të personave të pagjetur, çka ka rezultuar nëidentifikimin e 456 individëve, përfshirë 311 personave të pagjetur”.
Duke e theksuar rëndësinë e ADN-së për identifikimin e suksesshëm të personave të pagjetur, Shefi i EULEX-it ka kërkuar nga familjarët e të gjithë personave të pagjetur që të japin mostra të gjakut për analiza të ADN-së.
“Kjo do të lehtësojë procesin e identifikimit”, ka vazhduar Wigemark, duke paralajmëruar në të njëjtën kohë ndihmë për autoritetet e Kosovës për shqyrtimin e çështjes së rreth 300 mbetjeve mortore trupore në morgun e Prishtinës.
Ndërkaq sot Wigemark është takuar me kryeprokurorin Blerm Isufaj, ku përveç tjerash ka premtuar se do të thellojnë bashkëpunimin ndërinstitucional në çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës, personat e pagjetur dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.
-
EULEX-i: Deri në 20 persona do të mund të identifikoheshin me anë të ADN-së, sikur familjarët t'i jepnin mostrat e gjakut
-
EULEX-i u bën thirrje palëve të shkëmbejnë informatat për të pagjeturit, vetë ofron mbështetje
-
BE: EULEX-i po asiston ekspertët e Kosovës, por nuk bën hetime të veta në Zubin-Potok
-
EULEX-i dhe IML-ja forcojnë bashkëpunimin në punën për personat e zhdukur
-
Lajçak, Szunyog e Barbano u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë angazhim më të madh në çështjen e personave të zhdukur