Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se EULEX-i është i gatshëm të asistojë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.
Wigemark ka njoftuar se sot ka pasur një takim shumë të frytshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani flet me shefin e EULEX-it për sigurinë në veri e në vijën kufitare me Serbinë
-
Osmani vlerëson kontributin e EULEX-it në sundimin e ligjit
-
Osmani takohet me kreun e EULEX-it, potencon se Serbia shkeli marrëveshjen e Brukselit
-
Osmani pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri
-
Shefi i EULEX-it i shqetësuar për incidentet në veri