Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Escobari takon Vuçiqin, diskutojnë për “çështjet e hapura”

Pas takimeve me krerët e shtetit të Kosovës një ditë më parë, i dërguari i posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar të enjten në Beograd presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas njoftimit të Presidencës serbe, Escobar ka zhvilluar bisedime të rëndësishme për ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun Kosovë-Serbi, “duke insistuar në implementimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tash, ashtu si edhe ligjit ndërkombëtar”.

Vuçiqi ka thënë se Serbia po bën përpjekje “maksimale” për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Serbia si shtet serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon luftën e saj për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj duke bërë përpjekje maksimale në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.

Escobar ka qëndruar të mërkurën në Kosovë. Ai përsëriti mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

Artikuj të ngjashëm