Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Escobar: S’ka afate në dialog

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja mbështet propozimin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, por ka theksuar se nuk ka caktim afatesh.

“Nuk jam në dijeni që propozimi evropian kërkon zgjidhje urgjente brenda pak javësh, por sigurisht kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, ka thënë Escobar për RTS-në, në një intervistë që do të transmetohet mbërmjen e së premtes.

Sipas tij, propozimi franko-gjerman duhet të merret në konsideratë, pasi, sipas tij, do të ndihmonte në arritjen e përparimit të shpejtë.

“Unë s’kam caktuar ndonjë afat për këtë dhe ky propozimi është ende në kontekst të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. fillimisht, s’është e jona që të caktojmë afate, por për aq sa dimë, as evropianët s’e kanë bërë”, ka thënë Escobari.

Ai ka deklaruar se nuk e ka për qëllim që ta shtyjë “forcërisht” dialogun përpara.

https://www.koha.net/arberi/348208/propozimi-gjermano-francez-rrit-pritjet-per-drejtim-te-ri-ne-dialog/

Artikuj të ngjashëm