Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Escobar për dialogun: Nëse palët pajtohen për zgjidhje pa njohje, SHBA-ja i thotë po

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se SHBA-ja do t’i thoshte po një zgjidhjeje finale për të cilën Kosova e Serbia do të pajtoheshin në fund, edhe nëse në të s’do të përfshihej njohja reciproke.

Në një intervistë për RTS-në, Escobar ka thënë se SHBA-ja e konsideron njohjen reciproke Kosovë-Serbi si zgjidhjen më të mirë për dialogun. Megjithatë, ka shtuar se dialogu e ka për esencë gjetjen e një zgjidhjeje që u përshtatet palëve.

I pyetur nëse SHBA-ja do ta mbështeste një zgjidhje pa njohje, Escobar ka thënë se “nëse pajtohen dy palët, po”.

Escobar ka përgënjeshtruar raportimet e mediave serbe se 24 shkurti është caktuar si datë e fundit për arritje të marrëveshjes finale. Ai ka përsëritur se SHBA-ja mbështet propozimin franko-gjerman.

Sa i përket kërkesës së SHBA-së për shtyrje të afatit për kthim të targave ilegale në ato RKS, Escobar ka thënë se kërkesa ka qenë për shkak që “të ketë më shumë konsultime me komunitetet e prekura dhe më shumë koordinim me komunitetin ndërkombëtar”.

Ai ka thënë se nuk ka afate as për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka theksuar se “obligimet ekzistuese duhet të përmbushen”