Erërat e forta gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar dëme në rajonin e Prishtinë dhe atë kryesisht në përçues elektrikë.
Sipas të dhënave të Qendrës Emergjente, në fshatin Surkish ka pasur këputje të përçuesit elektrik. Në Llapashticë të Podujevës erërat kanë shkaktuar zjarr në një shtëpi, raporton KTV.
“Kemi dhjetëra shtylla elektrike të rrëzuara nga erërat dhe përçues të këputur. Gjendja më e keqe është në rajon të Pejës ku kemi pasur 8 prishje. Ekipet i kemi në teren dhe po sanojnë dëmet në kohën më të shkurtë të mundshme. Në regjionin e Prishtinës kemi 4 prishje”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS.
Përçuesit elektrikë janë këputur edhe në disa fshatra të Drenasit dhe Graçanicës. Erërat, dëme në shtylla elektrike kanë shkaktuar edhe në Istog.
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Erërat e forta prekin Kosovën, disa fshatra të Vitisë mbesin pa rrymë
-
KEDS-i thotë se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat dhe përçuesit elektrikë, disa qytete pa rrymë
-
KEDS: Erërat e forta shkaktuan dëme në rrjetin elektroenergjetik