Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Erdoğan në Novi Pazar: Do ta dëbojmë FETO-n nga Ballkani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha sot në Novi Pazar se organizata terroriste FETO do të dëbohet nga Turqia por edhe nga Ballkani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim para mijëra qytetarëve të cilët ishin tubuar duke e brohoritur emrin e tij, Erdoğan foli për projekte në fushën e infrastrukturës, por theksoi edhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira mes Serbisë dhe Turqisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i Turqisë tha se vendi i tij ka marrëdhënie të posaçme me rajonin e Sanxhakut në Serbi.

"Gëzimi i vëllezërve tanë në Sanxhak është edhe gëzimi ynë, ndërsa dhimbja juaj është e jona gjithashtu. Me Sanxhakun kemi raporte të veçanta, ndërsa ky unitet të cilin e shohim flet për nevojën që kemi për paqe dhe mirëqenie mes popujve”, tha ai

"Serbët, kroatët, shqiptarët, boshnjakët janë miqtë tanë me të cilët kemi jetuar ndër shekuj në harmoni dhe me të cilët do të jetojmë edhe në të ardhmen. Duam që asnjëherë më të mos ngjallen dhimbjet nga e kaluara. Pavarësisht se ku ndodh, ne nuk mbështesim padrejtësinë ndaj askujt, dhe për secilin kaos që ka ndodhur në Ballkan nga provokimet e huaja çmimin e kanë paguar njerëzit nga këto treva. Dhe, për këtë arsye them se përderisa popujt në Ballkan të jenë të bashkuar, aq më shumë do të jenë të sigurt. Mos harroni, ne jemi gjithmonë me ju, do të jemi një, do të jemi të fortë, do të jemi të vendosur dhe, dhashtë Zoti të ruajmë miqësinë tonë", përfundoi Erdoğan.