Si pasojë e erërave të fuqishme në territorin e Komunës së Malishevës, janë shkaktuar disa dëme, sidomos në kulme. Më së keqi e ka pësuar muzeu i qytetit, ku rreth orës 10:10, era e fortë e hequr komplet kulmin e ndërtesës, njofton kumtesa komunale.
Për fat, nuk ka të lënduar, edhe pse në atë moment ka pasur kalimtarë të rastit përreth muzeut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha ekipet e sigurisë dhe të emergjencave, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me eliminimin e këtij dëmi dhe krijimin e sigurisë për qytetarë. Dëmi është i konsiderueshëm. Masa të menjëhershme ka marrë edhe komuna.
Dëme më të vogla mund të shihen edhe në kulmet e ndërtesave tjera në qytet.
{gallery}